Ndërkohë që ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vazhdon të jetë në arrati, pa u kapur dot nga policia, drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, u është drejtuar komisariateve me një mesazh të prere për gjetjen e tij.

“Te merren masa nga gjithë Komisariatet per kapjen e tij. Komisariati Vorë te japë lidhjet e tija ne qytetin e Tiranes.

Eshte person publik dhe mund te merret informacionet nga strukturat ne varësi. Eshte e turpeshme nese vjen dhe shtetit ne Tirane dhe nuk kapet.”, thuhet në mesazhin e Jubanit, shkruan “Balkan Web”.

Kujtojmë se një ditë më parë doli një foto, sipas të cilës Kajmaku ishte parë teksa shëtiste i lirë nëpër kryeqytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re