Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas distancimit të ambasadës amerikane ndaj protestës së thirrur nga Presidenti Meta, duke e quajtur këtë ‘shpullën e parë amerikane’.
Ambasada Amerikane reagoi pasi flamuri amerikan ishte valëvitur në protestën që përfundoi pak momente më parë, duke u shprehur se nuk ka të bëjë fare me këtë manifestim.
“Shpulla e pare amerikane:
“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm.
Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se, ndërsa SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm
I referohet mitingut te Presidentit te Republikes”, shkruan Braçe në instagramin e tij.
Protesta e sotme ishte organizuar nga Presidenti Meta për mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa thirrjes së tij iu bashkuan edhe partitë opozitare.
