Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në studion e Abc News me Mirela Milorin, ka komentuar tubimin e mbajtur nga Presidenti Ilir Meta ditën e sotme.
Rakipi tha se Presidenti Ilir Meta, duhet të largohet nga Presidenca dhe të vijojë luftën, por jo duke e lënë atë në mes si Lulzim Basha, duke iu referuar protestave të opozitës, të cilat u mbyllën papritur me ardhjen e verës.
“Nëse Ilir Meta do ta vijojë këtë punë me dekrete që nuk e kalojnë Lanën për tek Gramoz Ruçi, tek populli nuk firmoset një letër. Ilir Meta duhet të dalë jashtë institucionit që është dhe të vazhdojë luftën, por jo ta mbyllë në verë si zoti Lulzim Basha.
Basha nuk ishte sot në tubim, ishte thjesht një portret i Bashës. Nuk ka mundësi të ketë veprime të tilla teatrale. Meta duhet ta ftonte edhe opozitën atje, krahas intelektualëve. Meta nuk ka kohë të fshihet më”, u shpreh Rakipi.