Deputetja demokrate Rudina Hajdari në përfundim të takimit për reformën kishte një mesazh edhe për Ilir Metën lidhur me tubimin që organizoi mbrëmë.
Në një deklaratë për median Hajdari tha se nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim listat për një sistem të barabartë për të gjithë.
“Nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim sistemin. Kjo gjë nuk po ndodh sot.
Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë.
Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë” tha Hajdari. (TemA)
