Skip to content

VIDEO/ Qytetari e pyet për Metën, Rama: Aman mos na e sillni tersin këtu, lëreni atje në Presidencë

Teksa ka prezantuar projektin e rindërtimit me banorët e Thumanës, kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë sjelljen e presidentit, shkruan JavaNews.al

I pyetur nga një banore rreth Ilir Metës, Rama ia ka ndërprerë fjalën duke vijuar bashkëbisedimin për shtëpitë e reja pas tërmetit.

“Mos na sill ters këtu. Iku tersi, leje tani. Mos na sill ters në Thumanë. Nuk rrini dot ju. Lejeni tersin atje në Presidencë…” – tha Rama në takim, raporton JavaNews

Ky koment vjen 24 orë pasi Ilir Meta dhe opozita joparlamentare protestuan në Tiranë kundër mazhorancës qeverisëse.