Para pak ditësh këngëtarja Xhesika Polo humbi të ëmën nga një sëmundje e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Së fundmi këngëtarja i ka dedikuar një shkrim pr ekës të ndjerës, të cilin e ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit. Xhesika e ka falenderuar të ëmën për gjithçka ka bërë për të dhe familjen. Shkrimi i saj shumë i ndjerë, i ka prekur padyshim të gjithë.

