Skip to content

Meta me Presidentin bullgar: Debati në Shqipëri nuk i dëmton negociatat

Pasi ambasadorja e Amerikës, Yuri Kim, i shprehu mbështetjen e plotë Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për vazhdimin e reformës në drejtësi, Presidenti i Republikës këmbëngul në mbrojtjen e kushtetutës nga kushdo që e shkel apo përkrah dhunuesit e saj.

Kreu i shtetit iu përgjigj me një fjali akuzave të kryeministrit Edi Rama nga foltorja e parlamentit për mbështetje të kriminelëve.

Krah homologut bullgar Rumen Radev, që ndodhet në Tiranë për një vizitë dy ditore, Ilir Meta u shfaq mbështetës për çeljen e negociatave, pavarwsisht debateve tw brendshme.

 

Edhe sot Bullgaria vazhdon të jetë një avokate e palëkundur e integrimit të Shqipërisë në familjen e përbashkët europiane, por edhe të vendeve të tjera të rajonit tonë. Edhe një nga arsyet e kësaj vizite është pikërisht forcimi i këtij mesazhi të mbështetjes së Bullgarisë për Shqipërinë. Në këtë drejtim folëm edhe për situatën e reformave në vendin tonë ku unë theksova se është mjaft e rëndësishme që të tregojmë përmirësime lidhur me 9 çështjet e Bundestagut, që tashmë janë një udhërrëfyes për vendin tonë për të lehtësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit.Po kështu një temë e një rëndësie kritike për të ardhmen e forcimit të marrëdhënieve tona në të gjitha drejtimet, sidomos në planin ekonomik dhe tregtar, por jo vetëm, është ajo që ka të bëjë me bashkimin e forcave edhe me vende të tjera të interesuara, për të zhvilluar Korridorin 8 dhe sidomos projekte të veçanta, që do të shumëfishojnë shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe njerëzore, edhe midis dy vendeve tona, por edhe në të gjithë këtë hapësirë nga Adriatiku e deri në Detin e Zi.

 

Duke vlerësuar se objektivi kombëtar i Shqipërisë është Bashkimi Evropian, presidenti i Bullgarisë tha se të gjitha problemet e brendshme do të zgjidhen me çeljen e bsiedimeve.

 

RUMEN RADEV

 

PRESIDENT I BULLGARISE

 

….Dua të them që kontradikta ka në çdo sistem demokratik  dhe ajo që vëmë re në Shqipëri është provë që vendi po zhvillohet në mënyrë demokratike, ku partitë politike dhe institucionet mund të shprehin qëndrimin e tyre. Kjo është pjesë e rrugës drejt BE-së. Tani keni një shans të madh dhe Bullgari mbështet si Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që institucionet dhe partitë politikë do të bëjnë vlerësimin e vet për rëndësinë e kësaj pozite, që të garantojnë nisjen e bisedimeve…

 

Të premten kreu i shtetit të Bullgarisë do të zhvillojë një vizitë edhe në zonat e prekuara nga tërmeti i Nëntorit.