Skip to content

Nuk ka alarm për refugjatët/ Asnjë plan për ngritjen e qendrave të pritjes në juglindje

Megjithe thellimine krizes se emigranyteve autoritetet shqiptare ndonëse kanë paralajëmruar masa shtesë ende nuk e kanë marrë një vendim zyrtar për ngritje të qendrave te reja akomoduese. Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari pohon se i vetmi vend akomodimi per emigrantet nga Lindja mbetet ai i stacionit te policise ne piken kufitare te Kapshticës.

 

Sipas prefektit ngritja e qendrave te strehimit ne vendin tone mund te behet vetem pas nje marreveshjeje me shtetet e BE pasi emigrantet sirianë e perdorin shqiperine si vend tranzit.

 

 

Ideja e nrgitjes se qendrave te pritjes se refugjatëve në ish-repartet ushtarake të juglindjes qarkulloi edhe dy vjet me pare por ky plan nuk u zbatua asnjehere.