Specialistja e ISHP, Silva Bino deklaroi se analizat për koronavirus do t’u bëhen edhe atyre personave që nuk kanë qenë së fundmi në shtetet ku ka shpërthyer virusi. Në një deklaratë mediatike, Bino tha se deri tani janë testuar vetëm ata me histori udhëtimi.
“Po zgjerohet masa e personave që po testohen për koronavirus. Po testojmë vetëm person të cilët kanë histori udhëtimi, dhe shenja resperatore. Po hetojmë dhe raste që kanë shenja respiratorë akute, që kërkojnë hospitalizim. Ky është një zgjerim dhe nuk ka lidhje me ndonjë udhëtim. Ky është një zgjerim i personave që do të testojmë. Në mënyrë që të rrisim gamën e personave që të gjurmojmë dhe kontaktet. Rastet e testuara kanë qenë 60 % nga Tirana, nga Durrësi, Nga Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani e Lushnja. Kemi një shpërndarje në Shqipëri, në varësi të udhëtarëve e që janë testuar. Pjesa tjetër e tyre janë këshilluar dhe iu është ofruar testimi kur është parë e arsyeshme. Në lidhje me diagnozën, ne vazhdojmë të kemi kapacitetet tona në laboratorin e ISHP-së ku kryhen ekzaminimet e nevojshme. Nuk kemi pasur monstra pozitive. Kemi shtuar numrin e tyre.”
