Skip to content

Shtyhet ndryshimi i sistemit/ Palët qëndrime të ndryshme për depolitizimin e administratës zgjedhore

Subscribe

Opozita dhe Partia Socialiste i kane dhene fund sot debatit per ndryshimin e sistemit zgjehdor. Te dy palet kane argumentuar se tryeza per reformen zgjedhore nuk eshte tryeza e duhur per te bere nderhyre ne Kushtetute per te ndryshuar   sistemin, dhe Rudina Hajdari ka mbetur e vetme ne betejen e saj per nje sistem te ri zgjedhor.

 

Por nese palet bashkohen tek ceshtja e sistemit; opozita dhe mazhoranca ndahen tek administrate zgjedhore; PD ka propozuar depolizitimin e pjesshem te komisioneve zgjedhore; nderkohe qe socialistet kerkojne depolitizimin e plote.

 

Mazhoranca mbeshtet propozimin e eksperteve te komisionit qe te gjithe anetaret e qendrave te votimit dhe te numerimit te merren nga administrate publike; nderkohe qe opozita propozon qe anetari i 7 ne qendrat e votimit dhe komisionet zonale te administrimit zgjehdor te jete jo politik, po ashtu edhe numeruesit te jene jo politike.

 

Keto dy propozime do ti cohen tashme eksperteve te ODHIR te cilet do te sherbejne si arbiter mes dy paleve