Skip to content

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri/ Babë e bir izolohen në Spitalin Infektiv

Konfirmohen dy rastet e para të prekur me koronavirus në Shqipëri. Babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28 vjeç, pas shfaqjes së shenjave klinike kanë telefonuar në urgjencën kombëtare, ku pas marrjes së mostrave nga epidemiologët, testet kanë rezultuar pozitiv.

 

Ndërkohë gjendja e tyre duket se është e stabilizuar.

 

Raportohet se 28-vjeçari ka hyrë në territorin shqiptar në rrugë tokësore në datën 26 shkurt nga pika doganore e Muriqanit .

 

I riu u infektua nga virusi i ri Covid-19 në Firence dhe si mbartës i saj, ia transmetoi të atit.

 

Aktualisht 2 të prekurit janë hospitalizuar në dhomat e izolimit në  ambientet e Spitalit Infektiv në QSUT, ku po mbahen në survejim nga bluzat e bardha, ndërkohë që po bëhet gjurmimi dhe nalizimi 8 kontakteve të para dhe 24 të dyta të të prekurve.

 

Nderkohe spitali infektiv është blinduar nga masat ndërsa është vendosur dhe një gardh metalik për të ruajtur perimetrin e sigurisë.

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi ndër të tjera se ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara do të anulohen.

 

Ambientet e Infektivit po dezinfektohen herë pas here nga personeli.