Prodhuesi Kinez Xiaomi shkurorëzoi Samsung në Indi si prodhuesi më i madh i telefonëve në vend. Firma Kineze e cila mendohet se ka një vlerë prej 100 miliard dollarësh, rënditet i pari në tregun e dytë më të madh në botë.
Këtë e konfirmojnë të dhënat që vinë nga Canaly dhe Counterpoint kur Xiaomi zotëron 27% të tregut, një avantazh i vogël ndaj Samsung me 25% të tregut.
Sipas dy firmave Samsung humbi terren përballë Xiaomi pasi ky i fundit shfrytëzoi hapësirën e lënë të telefonëve 240 dollarësh me seritë Redmi.
Por është ekspertiza e Samsung që do të mbajë kompaninë të kyçur në një duel të ashpër me Xiaomi në vitet e ardhshme në Indi.
Segmenti i telefonëve 150-240 dollarë është ai me rritjen më të shpejtë sot në botë. /PCWorld Albanian
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) return;
js = d.createElement(s); js.id = id;
js.src = “//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.8&appId=2367341996740577”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));