Skip to content

Konsullja shqiptare në Milano: Një grua nga Durrësi ndërroi jetë nga koronavirusi në Itali

Konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani, në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, ka deklaruar se një grua shqiptare me origjinë nga qyteti i Durrësit, ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka pësuar arrest kardiak dhe ka qenë e infektuar me koronavirus.

“Jemi kontaktuar nga një agjensi funebre dhe kur kemi shqyrtuar dokumentacionin, kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardio-respirator dhe ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Kemi kontaktuar të afërmit ë saj, të cilët janë gjithashtu në karantinë”, u shpreh Konsullja.

Deri më tani në Shqipëri rezultojnë të infektuar me koronavirus dy persona, të cilët po marrin mjekim në spitalin Infektiv.
Qeveria ka njoftuar mbylljen e institucioneve arsimore dhe ka bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë masa të higjenës personale, veçanërisht larjen e duarve.
Gjithashtu, janë anulluar dhjetëra fluturime në drejtim të Italisë.

/TPZ.al/