Skip to content

Shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Soreca e Yuri Kim i shkojnë në zyrë Metanit

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, Yuri Kim dhe Luigi Soreca zhvilluan një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

 

Takimi u njoftua nga vetë ILD. Metani ka diskutuar me diplomatët për detyrat dhe sfidat e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

 

ILD është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Yuri Kim dhe Soreca shprehën mbështetje për punën e ILD.