Skip to content

Qeveria shqiptare mbyll kufijtë hyrës me Italinë përmes detit dhe ajrit, Balluku: Sot nisen tragetet e fundit, anijet me mallra nuk bllokohen

Koronavirusi, qeveria shqiptare mbyll kufijtë me Italinë.  Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se do të mbyllen të gjitha fluturimet dhe se tragetet e fundit do të nisen mbrëmjen e sotme.

“Nuk lejohet asnjë pasagjer që të hyjë nga Italia në Shqipëri. Mbyllen të gjitha fluturimet për pasagjerët me Italinë.Sonte do të nisen tragetet e fundit nga Italia dhe Vlora. Anijet me mallra nuk do të bllokohen.

Avion që vijojnë bosh nga Italia, pa pasagjere, nuk do lejohen që të vijnë më. Këto avionë mund të marrin pasagjerë për ti dërguar në Itali,. Vazhdojmë të bëjmë thirrje që kompanitë duhet të akomodoni me data të tjera personat që kanë prerë bileta në data të ardhshme.

Transporti detar

Sonte do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari  me të gjithë pasagjerët. Pas këtij itinerari nuk do të ketë me udhëtime të tjera. Në rast se autoritetet italiane do jenë të interesuara të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim.

Tregëtimi i mallrave nuk do të ketë asnjë penalizim. Nga të dyja palët, Itali-Shqipëri dhe e kundërta edhe nga ajri edhe nga deti”, tha Balluku.