Skip to content

Koronavirusi/ Ministrja Manastirliu: Si të mbroni veten dhe të tjerët rreth jush

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një video me këshilla kundër përhapjes së epidemisë.Çfarë duhet të dini për të parandaluar përhapjen e koronavirusit? Si të mbroni veten dhe të tjerët?Në videon e publikuar thuhet se koronavirusi përhapet përmes piklave të kollës, pështymës apo teshtimave. Në video thuhet se këto pikla janë mjaft të rënda për të udhëtuar në ajër, ndaj dhe këshillohet që të ruhet një distancë deri në 1 metër.