Kryeministri Edi Rama deklaroi se për shkak të koronavirusit ka vendosur që të mbyllen të gjitha lokalet, palestrat, pub-et dhe ambientet e mbyllura që grumbullojë shumë njerëz.
‘Mos të bëhemi bashkautor duke u shtrënguar, përqafuar e duke shkuar në lokale e pub-e e ambiente të mbyllura, që janë normale në jetën normale.
Por jo në kohë lufte. Për këtë do i mbyllim të gjitha disko pub-e, lokale, palestra dhe çdo ambient që mbledh shumë njerëz.
Më ka rënë mua të bëj dhe policinë dhe të keqin por kjo është gjëja që duhet bërë, edhe pse nuk e doja ta kisha këtë rol. Është e nevojshme të kufizojmë lëvizjen dhe sot është një luftë për të mbrojtur jetën e çdokujt që është rreth nesh.
Nuk mund të shkojmë sot në lokal dhe të sjellim korona në shtëpi gjyshes së sëmurë. apo të shkojmë në palestër dhe ta sjellim sëmundjen në shtëpi, bashkëshortes shtatzënë.
Kjo luftë nuk do zgjasë me vite, por një minutë zgjat sa një vit, thjeshtë kërkon vullnet dhe disiplinë”, tha Rama. (TemA)
