Subscribe
Pas konstatimit të 28-vjeçarit me origjinë nga puka dhe babait të tij, me koronavirus në qytetin verior është rritur paniku tek qytetaret.
Punonjësit e bashkisë kane bere dezinfetkimin e te gjitha rrugeve dhe shesheve.
Por ankthi për banorët e këtij qyteti është shtuar akoma më shumë pasi dyshohet se babai i 28-vjeçarit, gjatë këtyre ditëve ka marrë pjesë në një ceremoni mortore. Per kete arsye shume qytetare kane zgjedhur te izolohen ne shtepi.
Ndërkohë edhe në qytetin e Fierit dhe Elbasanit janë dezinfektuar gjatë paradites të gjitha shkollat dhe kopshtet.
Ndërsa në Vlorë dhe Kukësi u dezinfektuan të gjitha mjediset publike.
