Skip to content

Rudina Hajdari kujton ditëlindjen e të atit: Krenari dhe përulje për kontributin dhe sakrificën e tij

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka kujtuar ditën e lindjes së babait të saj, Azem Hajdari.

“Sot në ditën e lindjes së tij kujtojmë me krenari dhe përulje kontributin dhe sakrificen e tij të pakufij për Shqipërinë dhe Kosovën”, shkruan Hajdari në një postim në rrjetet sociale.

Azem Hajdari ka qenë lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Ai simbolizon nisjen e periudhës demokratike në Shqipëri.

Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie.

Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.