Bashkitë në gjithë vendin nuk po humbin kohë, por janë hedhur në aksione për dezinfektimin e rrugëve dhe shesheve, si masa kundër përhapjes së koronavirusit.
Në qytetin e Fierit, punonjës të bashkisë të veshur me maska dhe veshje të posaçme dezinfektuan me klor të lëngshëm të gjitha rrugët e qytetit si dhe ambientet publike.
Të njëjtat masa u morën dhe në Elbasan, ku u spërkatën stacionet e autobusëve si dhe lulishtet e qytetit.
Dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve u bë dhe në Bashkinë e Shkodrës, atë të Matit, Beratit dhe Vlorës.
Ndërkohë plani i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit po zbatohet edhe në bashki të tjera të vendit, një pjesë e të cilave ka nisur dhe pezullimin e shërbimeve për qytetarët deri më 23 mars.