Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër urdhër si masë për parandalimin e koronavirusit.
Duke filluar nga nesër administrata shtetërore do të jetë pushim
“Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim
Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër
Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda”- shkruam Rama. (TemA)
