Kryetari i PD Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo situatë emergjence kërkon masa emergjente dhe se qeveria nuk duhet të hezitojë të zbatojë masat e propozuara nga PD për hir të shqiptarëve gjithashtu kreu i PD ka përshëndetur vendimin e Bankës së Shqipërisë për të pezulluar përkohësisht faqet e kredive.

Njoftimi i Bashës:

“Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!

Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të faqeve të kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të qytetarëve të qytetit, operatorët ekonomikë dhe një mundësi të vogël!“./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re