Presidenti i Republikës Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se është shumë e rëndësishme që të dhurohet gjak. Ai e vlerësoi si një akt të rëndësishëm për ti ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për gjak.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=x10dTmsqC7I?feature=oembed&w=1200&h=675]

Ditën e sotme Presidenti ishte në Qendrën Kombëtare të transfuzionit të gjakut, ku edhe bëri të ditur se ka dhuruar gjak.

“Nuk duhet të biem pre e panikut. Të jemi mbështetës, në këto ditë që nevoja është e lartë dhe solidariteti duhet të na bashkojë”, tha Meta.

Jemi në një situatë emergjence, pse nuk keni përdorur maskë?

Meta: Të jeni të sigurt që vij këtu pas një testi, nuk kam kontaktuar askënd.

Më tej Meta tha se task forca e ngritur në Presidencë nuk zënvendëson qeverinë. Kjo është për shkak të një situate që kërkon vëmendje dhe mbështetje. Gjithashtu ai theksoi se duhet për çdo shqetësim qytetarët ti drejtohen 127 dhe se të gjithë së bashku mund ta kalojmë situatën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re