Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një vatër të re infeksioni me koronavirus në Elbasan duke zgjeruar kështu numrin e qyteteve të prekura.
Duke përfshirë 8 rastet e sotme, Shqipëria numëron 23 persona pozitivë me koronavirus.
Abcnews.al mëson se i pari i konfirmuar si i infektuar me koronavirus në Elbasan është një 35 vjeçar, i cili ishte kthyer nga Italia 10 ditë më parë pasi kishte shkuar për të takuar tezen.
Burimet bëjnë me dije se 35 vjeçari ka infektuar edhe prindërit e tij, të cilët tashmë janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre në Elbasan.
Ndërkohë, 35 vjeçari gjendet nën trajtim në spitalin Infektiv të QSUT-së. /abcnews.al
