Në shumë rrethe të vendi qytetarët nuk kujdesen të respektojnë këshillat e ekspertëve për të mos lëvizur nga shtëpia apo për të mbyllur bizneset. Ndërsa në rrugë qyteret nuk mbajnë maska dhe ecin në rrugë si të  ishte një ditë e zakonshme.

Ndërkohë tek Posta Shqiptare në këtë qytetet klientevet janë më të ndërgjegjsuar. Ata respektojnë distancat mes njëri-tjetrit, ndërsa  punonjësit janë të pajisur me doreza.  Edhe në Fier qytetarët nuk i kanë reduktuar daljet nga shtepia.  Kaotike mbetet situata edhe në filialet e postës në këtë qyetet.

Edhe pse u vendos se pesinoniet do të dërgohen në shtëpi në mënyrë që të shmangen grumbullimet e mëdha, pensionitët nuk kanë shpërfillur këtë masë. Të vetmit që kanë marrë masa janë poliklinikat, duke pezulluar shërbimet.

“Vazhdon të punohet vetëm me shërbimin e urgjencës, mjeku i familjes është i urhdëruar qoftë nga fondi shëndetsor ashtu edhe nga operatori i shërbimit rajonal se si do të procedohet.” 

Lulishtet qëndrore janë ta boshatisura, ndërsa lokalet dhe restorantet nuk janë mbyllur. Vlora është zgjuar e rrethuar nga forca të shumta policie dhe ushtrie. Këtë të enjte në rrugët e qytetit lëvizja e njerëzve është reduktuar.

Lokalet, baret, restorantet kanë zbatuar urdhërin e qeverisë dhe kanë ulur qepenat. Asnjë biznes nuk do të hapet deri në një urdhër të dytë.

Masa të shtuara ka edhe në portin e vlorës. Mëngjesin e së enjtes kanë mbërritur 22 kamione me tragetin e linjes Vlore-Brindisi.

Ka mbërritur mëngjesin e së enjtes nga Brindizi trageti që kryen internerarin me italinë nga porti i Vlorës. Trageti këtë që transporton mallra, ndërsa është ndaluar levizja e pasagjereve, qoftë në drejtim të shqipërisë dhe të italisë. Kjo situatë do të vijojnë deri në një urdhër të dytë. Ndërsa gjatë gjithë kësaj kohë trageti vlorë brindizi do të funksioojë vetëm për mallrat

Por në vlorë ka edhe nga ata qytetarë që kanë zgjedhur që situatën e krijuar nga koronavirusi ta kalojnë në breg të detit.

“Po pash diell do të dal të marr vitaminën D. Nuk kam frikë”, shprehet i moshuari.

Në Berat të moshuarit vijonë të mos respektojnë distancën apo këshillat për të qëndruar në shtëpi.

“Ajo që është nisur, nuk e parandalon gjë”, tha nje i moshuar ne Berat.

Inspektorët e ishp zbarkuan në gjirokastër ku mbyllën të gjitha qëndrat e intenentit dhe kënde lojrash.

Në dibër drejtoria e shëndetit Publik ka zbritur në terren për sensibilizimin e qyteraëve. Ata shpërndarajnë maska e broshura me informcione si të mbrohemi nga COVID-19.

Ndërkohë në doganën e Bllatës që lidh Dibrën e Madhe me  Maqedoninë e Veriut, ku janë konfirmuar 9 raste numri i kalimtarëve ka rënë ndjeshëm.

“Ne si njësi vendore kemi bërë një shpërndarje prej 500 maskash dhe doreza dhe gjithahstu kemi shpërndarë fletëpalosje me informacion për masat parandaluese.”

Në Shkodër situata paraqitet e qete, ndërsa Policia dhe janë terren dhe verifikojnë cdo makinë me targa të huaja.

Në pikën e kalimit kufitar Kapshticë lëvizja e qyterave që vijnë nga Greqia në drejtin të Greqisë është ulur.

Ndërsa ata që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, burime për abc.neës bëjnë me dije se policia greke nuk ka marrë asnjë masë për kontrollet mjekësore të pasagjerëve që lëvizin në këto pika kontrolli./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re