Skip to content

Regjistronte mijëra persona në ditë me kornovirus, vazhdojnë të bien ndjeshëm rastet në Kinë

Kina vazhdon të raportojë çdo ditë ulje të nurmit të rasteve dhe të personave që ndërrojnë jetë si pasojë e koronavirusit të ri.

Gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 7 persona, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në vend. Po ashtu, të enjten u regjistruan vetëm 8 raste të reja me virusin, pesë prej të cilave ishin në Ëuhan, epiqendrën e pandemisë.

Numri i rasteve të reja apo vdekjeje po ulet në mënyrë të ndjeshme nëse e krahasojmë situatën me një ose dy muaj më parë kur vendi po regjistronte mijëra raste në ditë. Deri më tani, Kina rezulton si vendi më i prekur nga Covid-19 me 80,814 persona të prekur dhe 3,177 që kanë humbur jetën.

Që prej fillimit të pandemisë, prej koronavirusit në Kinë janë shëruar 64,119 persona.  /abcnews.al