Pesë persona mbetën të plagosur mesditën e kësaj të marte pranë kryqëzimit të Patokut në aksin Milot- Mamurras. Policia sqaron se shkak për aksidentin ka qenë automjeti tip “benz”, i cili dyshohet të ketë qenë duke lëvizur në sensin e kundërt dhe është përplasur me mjetin tip “fiat”.
Katër prej të plagosurve janë transportuar në qendrën spitalore universitare Nene Tereza, ndërsa një me dëmtime të lehta, ndodhet në spitalin e Laçit.


