Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është infektuar me koronavirus, sipas mediave vendase.
Të shtunën, Bolsonaro u takua në Mar-a-Lago, me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me të cilin shtrëngoi duart.
Trump dhe Bolsonaro patën një takim dhe ndërveprim të afërt.
Një nga gazetat kryesore të Brazilit, Journal O Dia, raportoi për rezultatin pozitiv të presidentit.
Bolsonaro e bëri testin, pasi ndihmësi i tij rezultoi pozitiv. Ai i është nënshtruar një testi të dytë dhe pritet të dalin rezultatet.
/TPZ.al/
