Skip to content

Koronavirusi po dëmton ekonominë shqiptare, Shano: Niveli i rritjes nuk pritet të kalojë 2%

Koronavirusi i ka dhënë një tjetër goditje ekonomisë shqiptare pas tërmetit. Eksperti Dritan Shano deklaron se muajt në vijim do të jenë shumë të vështirë për ekonominë shqiptare e cila nuk parashikohet të kalojnë nivelin e rritjes prej 2%.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=CslhZSRP2Vc?feature=oembed&w=1200&h=675]

“Po bëj mëkatin tim të parashikimit. Nuk mendoj që rritja ekonomike në Shqipëri do të kalojë 2 % që është thuajse zero”, u shpreh Shano.

Sipas Shanos akordimi prej 3.5 milion eurosh nga qeveria për situatën nga koronavirusi është i pamjaftueshëm. Sipas tij njerëzit duan ndihmë dhe jo batuta në televizion.

“Alokimi  prej 3.8 milion eurosh për të blerë pajisje është qesharak. Vetë Kosova që është një shtet i ri alokoi 10 milion euro” tha Shano.

Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se rritja ekonomike në Shqipëri do të dëmtohet nga kjo situatë e krijuar nga përhapja e COVID-19.