Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur masat shtesë që qeveria ka ndërmarrë kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se do t’u hiqet patenta me 3 vjet dhe do t’i sekuestrohet automjeti, të gjithë atyre personave që dalin gjatë kësaj periudhë të vështirë që po kalon vendi me koronavirusin, pa pasur një autorizim nga policia e Shtetit.

Gjithashtu Rama bën me dije se nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet TR/DR dhe sot në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë.

“Të gjitha kompanitë prodhuese duhet të sigurojnë autobusët e transportit të punonjësve dhe akreditimin e tyre (si edhe akreditimin e automjeteve private të personelit) në adresën:

[email protected]

Dhe për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, duhet të telefonojnë policinë e shtetit në numrat:

0694122223

0694122224

Të gjitha kompanitë duhet të sigurojnë standartet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në mjediset e tyre të punës. në të kundërt do të përballen me sanksione të rënda.

Nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet TR/DR dhe sot në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë.

Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit!”- shkruan Rama. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re