Kryeministri Edi Rama në një dalje live nga ‘Facebook’-u i tij deklaroi se mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit.
“Nesër administrata është pushim, do ishte sido qoftë pushim meqë Dita e Verës ishte të shtunën. Do të vazhdojë edhe për ata që nuk janëpjesë e detyrave esenciale. Të tjerët do të jenë në punë siç do të jenë në punë edhe kompanitë jetike për kompanitë prodhuese.
Lajmi i mirë është se deri tani i janë përgjigjur thirrjes 497 mjekë dhe 674 invermierë. E përsëris që të gjithë mjekët dhe infermierët që paga e marsit do të jetë me një bonus prej 1 mijë eurosh. Ky bonus do t’u jepet edhe gjithë vullnetarëve që do të thirren në front. Është më e pakta që mund të bëjmë.
Java që vjen dhe tjetra pas saj do të vijë me numra të rritur. Dikush i quante dy javët e ngritjes së furtunës prandaj duhet të jemi të përgatitur për rastet që priten të shtohen pa asnjë dyshim.
Nuk më lejohet të mos ju them të vërtetën, aq më tepër kur lidhet me ju dhe familjet tuaja. Duhet ta dimë të vërtetën, ta pranojmë siç është dhe të jetojmë me të.
Sot hyn në fuqi akti normativ me forcën e ligjit që përcakton masat speciale, duke përcaktuar detyrime ligjore që ndihmojnë popullin. Reagimi juaj ka qenë fantastik deri më tani. Në këtë rast, jemi shumë larg gjysmës dhe prandaj çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri. Qeveria po punon me të gjitha forcat që të përgatistim çdo skenar. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që mund të kenë vështirësi të paparashikuara dhe ju lutem të na e bëjnë hallall që nuk i parashikojmë dot.“, tha Rama. (TemA)
https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0
Si po i’a kaloni miq?MBI 1000 MJEKË E INFERMIERË I JANË PËRGJIGJUR DERI TANI THIRRJES PËR T’U REGJISTRUAR SI VULLNETARË TË GATSHËM PËR ORËT MË TË VËSHTIRA NË VIJËN E ZJARRITMIRËNJOHJE PËR KËTË GJEST PREKËS HUMANIZMI E PATRIOTIZMI NË KËTË MOMENT KAQ PËRCAKTUES PËR SHËNDETIN E POPULLIT SHQIPTAR
Publiée par Edi Rama sur Dimanche 15 mars 2020
