Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat ka bërë me dije se mbi 1000 mijë mjek dhe infermierë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Rekotrit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.
Rama tha se ky është lajm shumë i mirë dhe tregon humanizëm të shqiptarëve.
Rama deklaroi se përveç rrogës së muajit mars e në vazhdim, infermierëve do iu jepet edhe një bonos prej 1000 eurosh deri në përfundim të situatës.
Më tej Rama tha se javën që vjen e gjithë Shqipëria do i nënshtrohet vetkarantinimit si Tirana e Durrësi në këto 3 ditë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=oawgjmeG2TU?feature=oembed&w=1200&h=675]
“Po heq keq por nuk kam ku shkoj, punoj online me ministrat, flas non stop me Ogertën, lexoj cfarë shkruhet për edpideminë, ndjek cfarë bëjnë kolegët nëpër botë, luaj me Zahon që më thotë laj duart, hap dritaret. Kur më kap sikleti kujtoj se sa histori të trishtuara ka kaluar mileti dhe njerëzit e kësaj bote dhe kanë mbijetuar e ja kanë dalë mbanë.
Nesër administrata është pushim, vetëburgosja vazhdon dhe do të vazhdojë më tej e dhe për të gjithë ata që nuk janë pjesë e shërbimeve dhe e detyrave esenciale të cilët do të vijojnë të qëdrojnë në shtëpi. Do të jenë në punë normalisht sic do të jenë në punë të gjitha kompanitë që garantojnë të gjithë hallkat jetike të ekonomise së vendit.
Lajmi i bukur është se thirrjes së Ogertës tonë i janë përgjigjur 497 mjekë dhe 617 infermierë të cilët janë gati të sakrifikojnë për të shëruar plagë dhe kam mirënjohje pa fund.
Paga e marsit do të jepet me bonus prej 1000 eurosh deri në përfundimin e kësaj lufte, ky bonus do të jepet për të gjithë vullnetarët që do të jenë në këtë front në luftë me virusin.
Java do të vijojë me ngritje t numrave të të prekurve nga virusi. Kam lexuar komentet tuaja qe thoni se po i tremb po i shqteësoj dhe po jua nxij jetën me pesimizmin tim. Nuk më lejohet të mos iu trhem të vërtetën sado e papëlqyeeshme të jetë. Duhet ta dimë dhe ta pranojmë sic është e vërteta. Cdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim i ri, luftë me veten dhe të zakoneve tona të përditshme. Të përgatisim cdo skenar dhe të jemi gati për cdo skenar dhe të kemi gati rrugën për kthimin në normalitet. Të gjithë vendet po i nënshtrohen të njëjtave masave si ne por që ne i kemi marrë më parë.
Javën tjetër e gjithë Shqipëria do të jetë sic ishte Tirana dhe Durrësi këto 3 ditë të jashtëzakonshme”, deklaroi Rama./abcnews.al
