Aktori i humorit, Bes Kallaku prej një jave është izoluar në shtëpi
së bashku me familjen, duke iu përmbajtur kështu masave të marra për të
parandaluar përhapjen e Koronavirusit. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Besi
ka shkruar një këngë që do t’jua rikthejë humorin.
Përmes tekstit, aktori përcjell me humor situatën aktuale duke
treguar gjithashtu edhe si po e kalon kohën në izolim ai e Xhensila.
“Kam nje jave ne karantine, edhe nuk po dal nga shpia.Ska makina, s’ka as njerez, ka dhon urdher policia.Bona dasem bona fmin ca mka gjet i mjeri un, po tashi qe jena nshpi kam fillu mu njoft me grun.
Krejt pallati po na duket si me qene ne burgosje.3 familje qe ka kati, koridorin per ajrosje.Nuk perdorim ashensorin, vetem shkallet pa ndalesPo kuksioni n’kat te dyt ka vu traun me pages!Skena dal e jena mbyll vetem shpi ne po rrime.Nusja sa ka vu make up-in, shkojm per darke ne kuzhine.
Dola bleva portakalla, me i shtrydh se kena fmi.Ka shku kilja portokallit sa omleta ne Dhermi.Plaku sillet neper shpi, mduket se i ka ik zari.Ka 2 jave pa u rrujt, u ka bo si Getoari.Aj aj aj aj aj shqiptari jon,Nuk ka virus qe na shkaterron”
