Një tjetër ditë, një tjetër përditësim sigurie. Kësaj here është rradha e iPhone, iPad dhe iPod Touch.
Apple publikoi një përditësim sigurie i cili duhet të rregullojë problemet që mund të shkaktohen nga dobësia kritike e sigurisë quajtur Spectre.
Kjo dobësi u zbulua së bashku me Meltdown në ditët e para të Janarit.

Apple e përshkruan kështu përditësimin:
“iOS 11.2.2 përmban përditësime sigurie për Safari dhe WebKit për të eliminuar efektet e Spectre.”
Apple rekomandon përditësimin për të gjithë përdoruesit.
Për ta shkarkuar navigoni në Settings > General > Software Update. Përditësimi peshon 75MB dhe mund të shkarkohet edhe përmes iTunes. /PCworld Albanian

(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) return;
js = d.createElement(s); js.id = id;
js.src = “//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.8&appId=2367341996740577”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re