Autori i vjedhjes së 18 sahatëve të ujit në dy lagje të Durrësit u vu këtë të hënë në pranga.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, bëhet fjalë për shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë i mundur pas ankesave të shumta nga qytetarët për vjedhje të sahatëve të ujit. Si prova materiale u sekuestruan 18 sahatë uji.
