Pas konstatimit të çiftit të bashkëshortëve nga fshati Mbërs, në Fier, të prekur me koronavirus Bashkia e Roskovecit u ka bërë apel të gjithë banorëve të këtij fshati që të vetë-izolohen.
Në një njoftim në “Facebook”, autoritetet vendore theksojnë se çifti ka pasur kontakte të ngushta me shumë prej banorëve, pas ardhjes nga Italia.
E për këtë aryse, autoritetet u kërkojnë të gjithë të afërmëve që të izolohen dhe t’i nënshtrohen testimit me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit covid-19.
Çifti u paraqit me problme pak dite me pare ne spital, ku nuk tregoi që ishte kthyer nga vendi fqinj.
