Skip to content

Kreu i OBSH tregon faktin trondites: Infektimi vazhdon edhe pas shërimit..

“Personat e prekur nga koronavirusi, mund të infektojnë të tjerët,
edhe pas shërimit dhe kur nuk kanë asnjë simptomë. Kështu që masat e
mbrojtjes duhet të vijojnë së paku edhe dy javë pas zhdukjes së
simptomave”.

Kjo eshte deklarata e kreut te Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e mbajtur në Gjenevë, .

Ai bëri me dije se aktualisht ka më shumë raste humbje jetesh nëpër botë se sa në Kinë dhe për rrjedhojë janë sugjeruar masa shtesë si mbyllja e shkollave, eventeve sportive dhe aktiviteteve të tjera publike.

Sipas tij, mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionin, është
ndërprerja e rrjetit të transmetimit dhe se për ta bërë një gjë të tillë
është i nevojshëm izolimi dhe testimi.

OBSH ka dërguar rreth 1.5 milionë teste në 120 shtete të prekura, ndërkohë që bashkëpunimi me agjencitë prodhuese vijon.