Babë e bijë të infektuar me koronavirus në Fier janë nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.

 

Ata ndodheshin prej disa ditësh në karantinë, por u sollën në Tiranë me ambulancë pas disa komplikacioneve. Ndërsa gruaja vijon të jetë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe ka qëndruar në shtëpi.

 

Ndërkohë, ekipet e ISHP kanë mbërritur në Spitalin e Fierit për t’u marrë tamponet 17 mjekëve, infermiervë dhe sanitarëve sepse kanë kuruar një të moshuar që ka qenë në Itali, por nuk ka treguar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re