Kryeministri Edi Rama me një status në twitter ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Bashën.
Kryeministri duke ironizuar deklaratat për masat e propozuar nga PD shkruan:
“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë!
Fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna!”, shkruan Rama.
