Në sportelet e Ujsjellës Kanalizimeve  janë krijuar radhë e qytetarëve që paraqiten për të paguar faturat.Për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit është vendosur që të hapura do të jenë vetëm tre sportele të UKT  që ndodhen pranë ‘Tregut Elektrik” pranë shkollës “Petro Nini” dhe në rrugën “Bardhyl”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iTNV-Hd_VJM?feature=oembed&w=1200&h=675]

Ajo që vërehet është fakti se pjesa më e  madhe e atyre që presin në radhë janë të moshuar të cilët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia pasi janë edhe grupi më I rrezikuar.Por ata shprehen se duhet të paguajnë faturat pasi në të kundërt duhet të paguajnë edhe kamatvonesat.

“Bëjmë kujdes, këto janë gjëra të domosdoshme. Nuk kemi familjar të tjerë për të bërë pagesën. Do dilnim të psonismin dhe do paguajmë edhe ujin”, u shpreh një i moshuar.

E njëjta situatë paraqitet edhe pranë sporteleve të OSHEE ku qytetarët lihen jashtë duke ruajtur distancën nga njëri-tjeteri

“Edhe këto duhen paguar, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, thotë një tjetër qytetar.

Nga burimet mësohet se aktualisht po diskutohet një paketë në ndihmë të qytetarëve e cila do të pezullojë kamatvonesat për faturat e energjisë dhe të ujit./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re