Lideri i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit ( IRGC), Jafari, ka kërcënuar se forcat ushtarake të SHBA-së mund të sulmohen nga një raketë iraniane nëse Uashingtoni vendos më shumë sanksione kundër Tehranit.
Komentet e Jafarit, janë bërë pasi disa media në SHBA, kanë njoftuar se presidenti, Donald Trump, po planifikon të deçertifikojë marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore.
Agjencia iraniane e lajmeve, IRNA, ka cituar liderin Mohammad Ali Jafari, të ketë thënë se “ nëse sanksionet e reja hyjnë në fuqi”, SHBA-ja duhet të zhvendosë “ bazat rajonale rreth 2,000 kilometra” nga Irani.
SHBA-ja në të kaluarën ka vendosur një varg sanksionesh ndaj Irakut, kundër aktivitetit të tyre raketor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re