SARS, pandemia e gripit te vitit 1918 dhe Ebola kane ndihmuar ekspertet e shendetit publik te pergatiten per shperthime te medha. Secili eshte i ndryshem, dhe ekspertet e kane shume te veshtire te parashikojne sesi do te perfundojne.
Nderhyrja e seciles semundje ne mase te madhe varet nga rrethanat – kur e identifikojme, sa ngjitese dhe fatale eshte, sa higjienik jane njerezit dhe sa shpejt mund te gjendet nje vaksine ose kure e disponueshme.
Me raste te reja te virusit te ri COVID-19, duke u rritur dita dites, eshte e natyrshme te krahasojme pandemine e re me shperthimet e meparshme ne histori.
Per shembull, gripi i vitit 1918 infektoi gati nje te treten e popullsise se botes perpara se te zhdukej.
Gripi spanjoll eshte i frikshem sepse tregon se ne nje shoqeri moderne, nje pandemi qe vret dhjetera miliona njerez eshte shume e besueshme.
Por ajo shoqeri “mjaftueshem moderne” ishte shume me primitive kur behet fjale per boten e mjekesise dhe shendetit publik sesa ne boten e sotme.
Disa fakte per shendetin publik ne vitin 1918:
– Ne nuk e dinim qe gripi shkaktohet nga nje virus, dhe ne fakt shkencetari Richard Pfeiffer kishte bindur shumicen e komunitetit mjekesor se ishte shkaktuar nga bakteret; nuk ishte deri ne vitin 1933 qe studiuesit vertetuan perfundimisht se gripi eshte nje infeksion viral.
– Antibiotiket te afte per te trajtuar infeksionet e pneumonise te lidhura me gripin (te cilat zakonisht shkaktohen nga bakteret) ishin 10 vite larg zbulimit.
Medikamentet antivirale kishin shume dekada nga zhvillimi; i pari doli ne vitin 1963.
– Nuk kishte nje OBSH, dhe perpjekjet per te vrojtuar dhe ndjekur shperthimin e semundjeve te reja ishin teper rudimentare.
– Shumica e vendeve ne Evrope ishin nen regjime te censures se luftes qe kufizuan perhapjen e informacionit te sakte dhe shpetues per shperthimin e gripit.
Per te gjithe progresin e arritur qe atehere, ajo cfare bie ne sy eshte se si disa nga masat qe autoritetet e krijuara ne ate kohe jane shume te ngjashme me ato qe po shohim tani.
Ne ate kohe, perdoreshin te njejtat masa distancuese sociale qe jemi ende duke ndjekur sot: izolimin, karantinen, maska, larja e duarve, ora e shtetrrethimit per te evituar turma masive ne rruge. Keto jane teknika shume te lashta. Gjithmone ka qene ne vemendje te mbajme njerezit e shendetshem dhe te semuret ne distance.
Nje menyre per te krahasuar dy shperthimet eshte duke shikuar rastet e nivelit te fatalitetit: pjesa e infeksioneve qe çojne ne vdekje. Kjo eshte gjithmone e veshtire te vleresohet sepse ka gjasa te jene me shume infeksione nga sa jane identifikuar nga autoritetet mjekesore. Sipas #Worldometers qe mbledh te dhenat ne kohe reale ne nivel boteror, ka pasur 188,356 raste me COVID-19 dhe 7,499 vdekje, me nje shkalle fataliteti rreth 4 perqind aktualisht.
Kjo shifer duhet marre me rezerva, duke qene se protokollet e testimit te vendeve ndryshojne shume dhe gjeresisht, psh SHBA, ka testuar vetem disa mijera njerez ndersa vende si Koreja e Jugut, ka testuar me qindra mijera. Kjo do te thote qe emeruesi per shkallen e fatalitetit te rastit – numri total i infeksioneve – eshte i pasigurt dhe mund te nenvleresohet per shkak te mungeses se testimit.
Ne Korene e Jugut, shkalle e fatalitetit eshte 0.9 perqind, duke sugjeruar qe testimi me i mire mund te jape norma me te sakta, me te uleta. Nderkohe, edhe matja sakte e normave te fatalitetit gjithashtu do te ndryshojne ndjeshem nga nje vend ne tjetrin per shkak te ndryshimeve ne kapacitetin e sistemit shendetesor, aksesin ne kujdesin shendetesor te njerezve me te ardhura te uleta dhe te mesme etj.
Statistikat me te cituara te vdekjeve per gripin spanjoll vijne nga studimi i Niall Johnson dhe Juergen Mueller ne 2002 duke konfirmuar se bilanci i vertete i epidemise mund te jete ne rendin e 100 milione viktimave. Shume pak rajone ne bote i shpetuan pandemise.
Nje studim me i fundit per vitin 2018 nga Pete Spreeuwenberg, Madelon Kroneman dhe John Paget doli ne nje vleresim shume me te ulet prej 17.4 milion. Nese vleresimi i cituar shpesh i 500 milion infeksioneve ne nivel global eshte i sakte, atehere numri i vdekjeve te fundit nenkupton nje rast vdekjeje prej 3.5 perqind, por duke perdorur nje numer me te larte vdekjesh prej 50 milion, shkalla e fatalitetit rritet ne 10 perqind.
Kjo eshte nje game e madhe e pasigurie. Duke pasur parasysh se sa te pasakta jane llogarite tona totale per infeksione globale si per gripin spanjoll ashtu edhe per koronavirusin, dhe sa te sakta jane vleresimet tona per numrin e meparshem te vdekjeve, eshte e veshtire te thuash ndonje gje perfundimtare ne lidhje me menyren se si perplasen keto pandemi kunder njeri-tjetrit per sa i perket fatalitetit te rasteve.
Ne menyre te pazakonte, gripi spanjoll ishte me pak vdekjeprures per njerezit e moshuar, ndoshta sepse nje shperthim i ngjashem me gripin e viteve 1830 u dha njerezve te moshuar ne 1918 nje imunitet te kufizuar.
Perkundrazi, koronavirusi i ri a pasur ndikimin e tij me shkaterrues ne Kine dhe Itali deri tani te njerezit e moshuar.
Situata COVID-19 perkeqesohet vetem nese nuk merren masa siç duhen distancimi shoqeror, testimi agresiv dhe karantinimi, ndersa Qeveria shqiptare me identifikimin e rasteve te para, duke ndjekur rekomandimet direkte te eksperteve hartoi planin e masave te rrepta per parandalimin e perhapjes se virusit.
Case fatality rate* – proporcioni i vdekjeve nga nje semundje e caktuar kundrejt numrit total te njerezve te diagnostikuar me kete semundje ne nje periudhe te caktuar kohe./abcnews.al
