Skip to content

Moti, e mërkurë 18 mars 2020

Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta barike do të diktojnë gjatë paradites alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore. Por pasditja dhe mbrëmja largojnë vranësirat nga territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

 

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore  nga 0 °C deri në 21°C.

 

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor-Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim  3 ballë.