Skip to content

E FUNDIT/ Shënohet viktima e dytë me koronavirus në Shqipëri, ndërron jetë 66-vjeçari te Infektivi

Eshtë shënuar viktima e dytë me koronavius në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë te spitali Infektiv 66-vjeçai nga Lushnja, pasi kishte komplikacione të rënda.

66-vjeçari prej disa ditësh ishte i shtruar te Infektivi, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Pak ditë më parë në spitalin e Durrësit ndërroi jetë një 73-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë mbrëmë u njoftua se është drejt shërimit të plotë kontakti i parë me pacientin zero në Shqipëri.

Njoftimi i plotë nga ministria e Shëndetësisë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

/abcnews.al