Eshtë shënuar viktima e dytë me koronavius në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë te spitali Infektiv 66-vjeçai nga Lushnja, pasi kishte
Eshtë shënuar viktima e dytë me koronavius në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë te spitali Infektiv 66-vjeçai nga Lushnja, pasi kishte komplikacione të rënda.
66-vjeçari prej disa ditësh ishte i shtruar te Infektivi, në gjendje të rëndë.
Gazeta Ajgena Korbi raporton për ABC News se pacienti vuante nga insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Ai u infektua nga COVID 19 nga një person tjetër i ardhur nga Italia. Që në momentet e para ai ka pasur edhe probleme të tjera shëndetsore kjo ka bërë të pamundur që t’ja dalë me sukses në këtë betejë me COVID19.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=700UxSX8XaY?feature=oembed&w=1200&h=675]
Pak ditë më parë në spitalin e Durrësit ndërroi jetë një 73-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Italia. Ndërkohë mbrëmë u njoftua se është drejt shërimit të plotë kontakti i parë me pacientin zero në Shqipëri.
Njoftimi i plotë nga ministria e Shëndetësisë:
Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
/abcnews.al
