Skip to content

Biznesmeni Gjergj Luca jep shembullin i pari dhe ben premtimin e madh

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, është i pari sipërmarrës që deklaron
se në këtë kohë të vështirë, si pasojë e koronavirusit, do të paguajë
punonjësit e tij si dhe sigurimet shoqërore, brenda datës së caktuar.

“Kam paguar rrogat e 15-ditëshit që iku, do paguaj rrogat e
15-ditëshit të dytë, nuk do qaj dhe do paguaj edhe sigurimet shoqërore
në datën 20 mars siç është rregulli”, ka deklaruar Luca për Top Talk.

Kujtojmë që si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria, për të
frenuar përhapjen e koronavirusit në vend, shumë biznese kanë mbyllur
dyert për klientët.

Shumë janë ankuar pasi sipas tyre, nuk kanë me çfarë të paguajnë detyrimet mujore