Skip to content

“Rebelët” shpërfillin kufizimet/ Mijëra qytetarë lëvizën pas orës 10.00, policia i këshillon

Edhe pse pas ores 10:00, në tetë qytetet kryesore duhej të kufizohej lëvizja, shumë njerez kanë vendosur që të mos i binden urdhrit të qeverisë.

 

Në Fier, të shumtë ishin ata që janë parë në rrugët e qytetit pas kësaj ore.

 

Kanë qenë patrullat e uniformave blu, ato që kanë këshilluar qytetarët që të shkojnë në shtëpi ose në të kundërt do të gjobiten.

 

E njëjta panoramë u pa dhe në qytetin e Durrësit.

 

Dhe pse disa prej banorëve nxitonin që të shkonin në shtëpi, të shumtë ishin ata që kishin dalë në rrugë.

 

Shumw njerwz shperfillen kufizimet edhe në Lezhë.

 

E njëjta situatë u paraqit në Korçë.

 

 

Në këto ditë të para pranvere, të gjitha rrugët e qytetit ishin të mbipopulluara nga njerëzit.

 

Ndërkohë edhe në Burrel, nuk munguan lëvizjet e qytetarëve pas orës 10.