Skip to content

Mijëra të vdekur, por spitalet italiane po përballen tani me një problem më të madh

Italia numëroi dje numrin më të madh të të vdekurve nga koronavirusi që prej ditës kur u shfaq duke numëruar 475 të vdekur, ndërsa numri total i atyre që kanë ndërruar jetë është 2 978.

Por krahas të vdekurve, spitaleve italiane i është shfaqur në sfond një tjetër problem i madh.

Siç raporton TgCom, bëhet fjalë për rënien e sasisë së ilaçeve që ndihmojnë në lehtësimin e pasojave të koronavirusit.

Lajmi u dha nga Presidentja e Shoqatës së Spitaleve në Itali Simona Creazzola, me cila tha se vërehen mungesa të antiretroviralëve, por po ashtu shihen mungesa edhe tek anti-biotikët dhe anestezikët. /abcnews./al