Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, tha se interes i përbashkët është tejkalimi i dallimeve mes dy palëve dhe se SHBA-të marrëdhëniet duhet t’i shohin drejtë
Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr dorë nga “mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe ideologjisë së shumës-zero” pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në fjalimin për gjendjen e vendit, Kinën e quajti si rivale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, tha se interes i përbashkët është tejkalimi i dallimeve mes dy palëve dhe se SHBA-të marrëdhëniet duhet t’i shohin drejtë.
Suficiti tregtar kinez me SHBA-në prej rreth 275 miliardë dollarë ka qenë prej kohësh një burim tensionesh mes dy vendeve, përveç rivalitetit në rritje për superioritetin ushtarak në Azi dhe akuzat për vjedhje të pronësisë intelektuale.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në një fjalim të martën paralajmëroi se “regjimet bandite si ai i Iranit dhe Koresë së Veriut, grupet terroriste si DEASH dhe rivalët si Kina dhe Rusia rrezikojnë interesat tona, ekonominë tonë dhe vlerat tona”.



