Skip to content

Kosovë: 24 persona të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar të premten edhe për dy persona tjerë të prekur me koronavirus në Kosovë.

Ky Institut ka thënë se njëra e infektuar është 53-vjeçare nga Suhareka, ndërsa i infektuari i dytë është 43-vjeçar nga Gjakova.

Dy të infektuarit e fundit e dërgojnë në 24 numrin e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë.

 

 

Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.

Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!